UBT News

​Erërat e forta rrëzojnë drunjtë në Prishtinë, vdes një person

Një 30-vjeçar ka vdekur si pasojë e rrëzimit të drunjve në lagjen “Pashko Vasa” në kryeqytet nga erërat e forta. Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe një grua e moshës 30-vjeçare ka pësuar lëndime nga rrëzimi i drunjve.

“Rreth orës 15:15 është pranuar informata se një lis është rrezuar dhe ka zënë dy persona. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër po ashtu rreth 30-vjeçare është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen./UBTNews/

Exit mobile version