UBT News

​Ekzekutohen pensionet me shtesën 100 euro për muajin tetor

Ministri i Financave Hekuran Murati ka bërë të ditur se janë ekzekutuar pagesat e pensioneve bashkë me shtesën e njëhershme prej 100 eurove për muajin tetor, nga e cila kanë përfituar 233 mijë pensionistë.

“Kjo përbën shtesën e tretë brenda 12 muajve të fundit që si qeveri kemi bërë për të mbështetur pension-marrësit – në nëntor të vitit të kaluar, në prill të këtij viti, dhe tani, në tetor”, shkroi Murati në Facebook.

“300 euro më shumë për secilin pensionmarrës brenda një viti, nënkupton 25% më shumë mbi pensionin bazik, 9.4%-13.7% më shumë mbi pensionin kontributpagues, dhe 6%-25% për kategoritë tjera të pensioneve. Për një shtet për të gjithë”, shtoi ai.

Exit mobile version