Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka përshëndetur shefen e UNMIK-ut në Kosovë Caroline Ziadeh.
Rama duke kujtuar qëndrimin që do të ketë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka shkuar në Tweet, se dialogu dhe ndërveprimi me zonjën dhe ekipin e saj kanë veç dobi për Kosovën.
“I mbresuar shumë pozitivisht nga shefja e re e UNMIK-ut Caroline Ziadeh. Për ne UNMIK-u e ka mbaruar misionin në Kosovë dhe ky qëndrim i yni do të shprehet qartë edhe në Këshillin e Sigurimit. Por ndërkohë dialogu e ndërveprimi me zonjën dhe ekipin e saj kanë veç dobi për Kosovën”, ka shkruar Rama në Tweet.
Libanezja Caroline Ziadeh është përfaqësuese e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB në Kosovë dhe shefe e UNMIK-ut.