Në pikën kufitare në Merdare ka nisur në mesnatë zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi për dokumentet e udhëtimit hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve.
Policia në këtë pika ka konfirmuar, se pala serbe nuk është duke lëshuar dokumente shtesë.
Ujdia në distancë mes Kosovës dhe Serbisë është arritur të shtunën e kaluar.
Ndryshe vendim për reciprocitet ishte marrë në mbledhjen e 29 qershorit nga Qeveria e Kosovës dhe ishte planifikuar që të fillojë së zbatuari më 1 gusht, por për shkak të tensioneve që u krijuan në veri të Kosovës vendimi ishte shtyrë për një muaj.