Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, sot nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me humanistin Halil Kastrati për ndërtimin e dhjetë shtëpive të reja për familjet në nevojë.
Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media, komuna e Podujevës do të participojë me nga 5 mijë euro për secilën shtëpi, ndërsa pjesën tjetër do ta mbulojë shoqata “Jetimat e Ballkanit”.
Kryetari Bulliqi falënderoi hoxhën e nderuar për ndihmën e vazhdushme në komunën e Podujevës, gjithashtu falënderoi edhe gjithë donatorët të cilët po mundësojnë realizimin e këtij projekti.