UBT News

​Dy të lënduar nga një aksident në Gjakovë

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Cërmjan të Gjakovës ku për pasojë dy persona janë lënduar.

Policia bën të ditur se i dyshuari mashkull kosovar, deri sa ishte duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin ndaj veturës duke kaluar ne shiritin e kundërt të lëvizjes dhe është vetaksidentuar duke u përplasur në një greminë.

Drejtuesi i automjetit dhe një person tjetër i cili ka qenë në veturë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë.

Pas marrjes së tretmanit mjekësor, drejtuesi i automjetit është liruar ndërsa i lënduari tjetër vijon të marr trajtim të mëtutjeshëm në spital.

Exit mobile version