Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj ka apeluar te partitë politike për bashkim forcash në mënyrë që rroga e mësuesit të jetë meritore.
Në seancën e Kuvendit për nder të Ditës së Mësuesit, Dreshaj tha se tani është koha të kalohet nga fjalët në vepra.
“Apeloj tek pozitë dhe opozitë që t’i bashkojmë forcat që rroga e mësuesit të jetë rrogë meritore dhe pensioni i të pensionuarit të jetë pension i dinjitetshëm. Është koha të kalojmë nga fjalët në vepra”, tha ai.