Oficerët doganorë gjatë muajit shtator kanë ndërmarrë veprime në mbrojten e ambientit të biznesit, respektivisht në parandalimin e mallërave të falsifikuara.
Kështu ka bërë të ditur Dogana e Kosovës në një njoftim për media, ku si rezultat i ngritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional të gjitha produktet janë ndaluar gjatë ekzaminimit të mallrave në kufi. Produktet janë konfiskuar pasi kanë rezultuar të falsifikuara, më saktësisht mallërat me markën tregtare “Ariel” në sasi prej 4000 cp si dhe mallrat me markën tregtare “Fairy”.
“Mallrat që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale, në të shumtën e rasteve paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe zbatimi efikas i masave doganore ndikon pozitivisht në mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë publike”, thuhet në njoftim.