Një strukturë e papërfunduar e lojërave, e krijuar nga riciklimet dhe rindërtuar nga njësitë njëpërdorimshme plastike, është prezantuar me qëllim të promovimit të mjedisit pa mbeturina.
Kjo është bërë në shënimin e Ditëve të Tokës, organizim ky në të cilin ka marrë pjesë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
“Në disa hulumtime qe janë bërë ka rezultuar qe problemet më të mëdha janë me trajtimin e mbeturinave, ngrohjen globale dhe ndotjen e ujit. Ashtu siç nuk njohin kufi ndryshimet klimatike, ashtu shtrihen përtej kufijve. Të mbrosh tokën dhe mjedisin do të thotë të mbrosh shëndetin, jetën dhe mirëqenien në tokë”, ka thënë Osmani.
Ndërsa ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se janë të hendikepuar nga fondet e Kombeve të Bashkuara.
“Zhvillimet e pasluftës në Kosovë kanë qenë zhvillime shumë të shpejta. E tëra është e papranueshme nëse nuk do të ketë bashkëveprim me qytetarët, duke përfshirë fushën e edukimit. Vendi ynë tashmë pavarësisht që po arrin të realizojë politikat drejt zhvillimit të qëndrueshëm, nuk kemi qasje në Kombet e Bashkuara gjë që na hendikepon. Sot kemi vërshimet të shumta, zjarre të shumta, ku vendet marrin ndihma”, ka shtuar ai.