Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Policinë e Kosovës, Komunën e Prishtinës, OJQ-në “Marakli t’biçiklave”, kanë shënuar “Ditën Ndërkombëtare Pa Makina”.
Në shënim të këtij aktiviteti, komuna ka marrë vendim që nga ora 10:00 deri në 15:00 të mbyllë rrugën për qarkullimin e veturave nga “Dëshmorët e Kombit”, nga Bulevardi “Xhorxh Bush” deri te Rrethi i Flamurit.
Ndërsa qytetarët kanë mundësi të marrin pa pagesë njërën nga 160 biçikletat ose 60 trotinetë në shfrytëzim gjatë kohës së aktivitetit.