UBT News

​Dita kur ushtria amerikane fitoi betejën vendimtare për pavarësi

Më 19 tetor 1781, ushtria amerikane fitoi betejën vendimtare të luftës për pavarësi. Gjenerali britanik, Lord Charles Cornwallis, u dorëzua në Yorktown të Virxhinia, pasi ushtria e tij u rrethua nga forcat e George Washington dhe flotës detare franceze.

Gjenerali Cornwallis nënshkroi dokumentet e dorëzimit pas gati dy javësh rrethimi. Ai mendonte se qëndresa e mëtejshme do të ishte një humbje e kotë e jetës së trupave të tij. Gjenerali i urdhëroi ushtarët e tij të marshonin jashtë qytetit me dinjitet, me flamujt e tyre të pa shpalosur në shenjë humbjeje.

Ndërkohë që trupat britanike dorëzonin armët, gjenerali urdhëroi bendin muzikor të luante marshin anglez me titull që i përshtatej atij rasti, “Bota është përmbysur”.

Exit mobile version