Sot është dita e dytë e takimit të nëntë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë, i cili mbahet në Kuvendin e Kosovës.
Punimet filluan në orën 08:30 ndërsa temë e diskutimit do të jetë dialogu i lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, si dhe bashkëpunimi rajonal.
Draft agjenda:
E premte, 4 nëntor 2022
08.30 -11.00 Sesioni i dytë i punës i Komisionit të 9-të Parlamentar për Stabilizim Asocim BE-Kosovë
9. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit; bashkëpunimi rajonal
10. Miratimi i rekomandimeve
11. Çështje të tjera
12. Data dhe vendi i mbledhjes së radhës të KPSA-së
Ndërsa dje në ditën e parë të këtij takimi, në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, u diskutua për progresin e Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe nevojën për liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë.
Nga Bashkimi Evropian u theksua përmbushja e kritereve për heqjen e regjimit të vizave, ndërsa nga Qeveria e Kosovës thanë se kushtëzimi i liberalizimit të vizave me hyrjen në fuqi të sistemit ETIAS është i padrejtë, jo-fer dhe i paarsyeshëm.