UBT News

​Disa të plagosur në një stacion metroje në New York

Të paktën 13 persona janë plagosur të martën nga të shtënat në një stacion metroje në Nju Jork, ndërsa autoritetet gjetën eksplozivë të pashpërthyer.

Ende është i paqartë numri i personave të plagosur, përfshirë edhe të atyre që janë qëlluar me armë zjarri, raporton CNN.

Kryetari i New York, Eric Adams tha se është informuar për të shtënat në stacionin në Brooklyn.

Ndërsa Fabrien Levy, zëdhënësi i kreut të New York-ut u ka kërkuar banorëve që të qëndrojnë larg zonës në mënyrë që të jenë të sigurt ndërkohë që hetuesit merren me rastin.

“Ndërsa mbledhim më shumë informacion, u kërkojmë banorëve të New York-ut të qëndrojnë larg kësaj zone për sigurinë e tyre dhe në mënyrë që reaguesit e parë të mund të ndihmojnë ata në nevojë dhe të hetojnë”, ka shkruar ai në Twitter.

Exit mobile version