Pas ngjarjes me 4 viktima dhe 2 të plagosur në Velipojë, një tjetër konflikt është regjistruar në jug të Shqipërisë sa i përket shfrytëzimit të vijës bregdetare.
Mëngjesin e sotëm rreth orës 01:30 në Drimadhes janë djegur 60 shezllone të një biznesi të vogël që operonte në atë plazh.
Burime të televizionit A2 bëjnë me dije se djegia ka qenë e qëllimshme dhe shkak mund të jetë bërë një konflikt i mëparshëm midis bizneseve për shfrytëzimin e vijës bregdetare, ose konkurrenca.
Nga policia ende nuk ka asnjë komunikim zyrtar mbi ngjarjen.