Rreth pesëdhjetë hektarë me pyje janë përfshirë nga flaka mbrëmë në fshatin Godanc të Drenasit.
Njësitë policore dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke bërë përpjekje për shuarjen e zjarrit.
Sipas Policisë, për shkak të terrenit të pa përshtatshëm nuk mund të intervenojnë me automjete, por vetëm me pajisje dore.