Polica e Kosovës ka bërë të ditur se një person me të meta mendore dyshohet se është përdhunuar nga një mashkull në Gjakovë.
Në raporton 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se stacioni policor në Gjakovë ka pranuar mbrëmë një informatë se në lagjen “Dardania” një person kishte lëndime trupore.
“Patrulla policore iu është përgjigjur informatës dhe ka takuar viktimën, i cili është person me të meta psikike, dhe ka ngecje në të folur. I njëjti ka sqaruar se ka pasur marrëdhënie seksuale me një person të gjinisë mashkullore që për momentin është i panjohur për të”, thuhet në raport.
Sipas Policisë, viktima ka lëndime të dukshme trupore dhe të njëjtit i është ofruar tretmani mjekësor. Rastit i janë përgjigjur të gjitha njësitet relevante policore, është informuar edhe njësiti i mjekësisë ligjore si dhe Prokurori i Shtetit. Rasti nën hetime.