Një e mitur është dhunuar në Prishtinë. Nëna e saj të enjten raportoi në polici duke thënë se e bija u dhunua nga një i mitur.
Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24-orësh ka njoftuar se i dyshuari është intervistuar e më pas është dërguar në mbajtje. Ndërkohë që policia thotë se rasti është në procedurë hetimore.
“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj femër kosovare (e mitur) ishte dhunuar nga i dyshuari kosovar (i mitur). Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.