Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për dhunë në familje. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur të enjten në Ferizaj.
Sipas Policisë, i arrestuari kishte sulmuar fizikisht viktimën femër duke i shkaktuar lëndime trupore.
“Ferizaj, 11.05.2023. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje.