UBT News

​Dhjetë të arrestuar dhe gjashtë të tjerë në kërkim për krim të organizuar

Dhjetë persona janë arrestuar dhe gjashtë të tjerë mbeten në kërkim nën dyshimin se janë qenë të përfshirë në veprat penale ‘krim i organizuar’, ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. Sipas Policisë, operacioni policor është realizuar në Prishtinë dhe Pejë.

“Ky operacion policor është zhvilluar pas hetimeve disa mujore, ku personat e dyshuar në bashkëveprim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer veprat penale të lartcekura për një periudhë të gjatë kohore. Gjatë operacionit janë kontrolluar dymbëdhjetë lokacione (vendbanime dhe lokale), janë ndaluar dhjetë persona me aktvendim mbi ndalimin si dhe janë intervistuar edhe pesëmbëdhjetë persona të tjerë në cilësinë e të dyshuarve të cilët lirohen në procedurë të rregullt, të njëjtit janë hasur duke mundësuar zhvillimin e lojërave të bixhozit online”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit edhe gjashtë të dyshuar tjerë nuk janë hasur në lokacionet e tyre, andaj të njëjtit mbeten në kërkim policor.

“Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar para të gatshme – 4,423.00 euro, aparatet e lojërave të fatit – 2 copë, telefona mobilë – 25 copë, kompjuterë laptop – 2 copë, DVR – 2 copë, si dhe materiale/dokumente relevante për rastin”, thuhet në njofitm.

Me urdhër të prokurorit kompetent dhjetë (10) të dyshuarit e arrestuar dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Exit mobile version