UBT News

​Dështon të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Mbledhja e Kryesisë së Kosovës ka dështuar që të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit. Kështu ka bërë të ditur, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Konjufca tregoi se në mbledhje të Kryesisë nuk ishte e pranishme nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujveci, nënkryetari i Listës Serbe dhe nënkryetari i grupit multi-etnik.

Konjufca para gazetarëve tha se do të ngrisinë përgjegjësinë e pjesëmarrjes në mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës dhe se grupet parlamentare. Ai theksoi se grupet parlamentare duhet të jenë të vëmendshëm për domosdoshmërinë që të marrin pjesë në mbledhje.

“Mbledhja e kryesisë nuk pati kuorum që të mbahet. Do ta ngrisim përgjegjësinë edhe më lartë të pjesëmarrjes nëpër mbledhjet e kryesisë së Kuvendit sepse pa qenë grupet parlamentare më të vëmendshme dhe të vetëdijshëm për domosdoshmërinë që të marrin pjesë nuk mund të ketë funksionalizim të Kuvendit të Kosovës. mbledhja e kryesisë është drita e gjelbër që e mundëson mbajtjen e seancës së Kuvendit të Republikës së Kosovës. Shpresojmë që herë të tjera të kemi përgjegjësi më të madhe të të gjithëve meqenëse duke filluar nga momenti kur dalim para momentit të qytetarëve dhe poashtu kur e bëjmë betimin në Kuvendin e Kosovës janë akte të rëndësishme përmes të cilës deputeti i zgjedhur zotohet se do të kryej punët dhe përgjegjësit e veta me përgjegjësi të lartë. Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci ndodhet në Bruksel. Njëri prej nënkryetarëve të Listës Serbe morëm lajmin që disa arsye private nuk mund të merrte pjesë në seancë kurse nuk kemi informacione për nënkryetarin e grupit multi-etnik”, tha Konjufca.

Konjufca tha se në fund të javës mund të jetë mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. 

Exit mobile version