Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se prej konstituimit të Kuvendit të Kosovës nuk po arrihet që të ketë një funksionim të mirëfilltë të Kuvendit.
“Përgjegjësia kryesore bie mbi mazhorancën që është treguar jo efikase në shumë drejtime. Nuk kemi arritur me pas një funksionim të mirëfilltë që do t’i përgjigjej nevojave të qytetarëve të Kosovës. Qeveria është një prej proceduesve më të mëdhenj të ligjeve që vijnë në Kuvend, ata nuk kanë arritur as për së afërmi të përmbushin agjendën legjislative që vet e kanë përcaktuar”, tha ai.
Tahiri tha se deri më tani nuk e kanë një emër i cili do të propozohet për nënkryetar të Kuvendit.
“Besoj që sapo të përcaktohemi do ua bëjmë me dije dhe unë besoj që kjo është çështje e ditëve kur ne do ta përcaktojmë”, tha Tahiri.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se të enjten Kuvendi do të ketë seancë.