UBT News

​Deri në ora 16:00 në Preshevë votuan 9.5 për qind

Kryesuesi i Këshillit Zgjedhor në komunën e Preshevës, Alban Mehmeti ka bërë të ditur se deri në orën 16:00 kanë dalë për të votuar vetëm 4 mijë e 20 qytetarë, apo 9.5 për qind e qytetarëve. Ai tha se për KosovaPress se procesi zgjedhor ka shkuar në rregull dhe pa incidente.

“Procesi ka shkuar në rregull dhe i qetë. Deri tani s’ka pasur ndonjë parregullsi, përveç dalja është jashtëzakonisht e vogël. Nga gjithsej 44 mijë votues që ka komuna e Preshevës, deri në orën 16:00 kanë votuar 4 mijë e 20 votues apo 9.5 për qind e votuesve”, tha ai.

Exit mobile version