Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko po merr pjesë në Kuvendin e Kosovës. Deputetët janë ngritur në këmbë për Goncharenkon.
Para fillimit të seancës, ai ka publikuar një video në Twitter, ku ka njoftuar se do të mbajë një fjalim para organit më të lartë legjislativ.
“Janë planifikuar takime me presidentin dhe kryeministrin. E gjithë bota e lirë duhet të jetë e bashkuar”, ka shkruar Goncharenko.
Kujtojmë se deputeti nga Ukraina para Këshillit të Evropës ka kërkuar njohjen e Kosovës.