UBT News

​Deputeti i LVV-së: Nuk do të heqim dorë nga zbatimi i ligjit në veri

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga qytetarët serbë në veri të distancohen nga bandat kriminale dhe siç thanë regjimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq që po kërkon luftë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Luan Aliu, në seancën e sotme të Kuvendit, tha se Qeveria e Kosovës nuk do të heq dorë asnjëherë nga zbatimi i ligjit në veri.

“Për shkak të brishtësisë së situatës atje dhe partneritetit miqtë tanë ne kemi toleruar disa herë shtyrjen e zbatimit të vendimeve tona. Megjithatë, ne nuk kemi hequr dorë as nga një vendim që kemi marrë dhe asnjëherë nuk do të heqim dorë nga zbatimi i ligjit dhe obligimeve që dalin nga kushtetuta jonë. Në asnjë pjesë të vendit nuk do të tolerojë mungesa e zbatimit të ligjit pa dallim etnie, feje apo regjioni. Kosova është e përcaktuar për një të ardhme demokratike, prosperuese dhe evropiane. Qytetarët tanë nga komuniteti serb në veri të vendit janë qytetarët tanë dhe duhet të distancohet nga bandat kriminale dhe regjimi i Vuçiqit që po kërkon luftë”, tha ai.

Ai kritikoi edhe ish qeveritë e kaluara për siç tha qasjen e brishtë në veri të vendit.

Exit mobile version