Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka pritur në takim homologun e saj grek Nikos Dendias.
“Roli i Greqisë është i domosdoshëm në përpjekjet për të ulur tensionet edhe me Serbinë, me qëllim që të mund të pasojë normalizimi në vend të përshkallëzimit”, tha Gërvalla pas takimit.
Ndërsa ministri grek tha se e mbështesin dialogun Kosovë-Serbi dhe sipas tij duhet të zbatohen marrëveshjet e arritura.
“Mbështesim diskutimin Prishtinë- Beograd për dialogun dhe marrëveshjet ligjërisht të obligueshme… Është e rëndësishme të zbatohet ajo që është arritur, ky ishte edhe mesazhi për Beogradin dje. Bashkimi Evropian është destinacioni përfundimtar për te gjithë Ballkanin Perëndimor, kjo duhet të jetë pika përfundimtare për të gjithë”, tha ai.