UBT News

​Deliu: Aksioni në MINT ka kuptim vetëm nëse shkarkohet Rozeta Hajdari

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se arrestimet nën dyshimin për keqpërdorim me rezervat shtetërore kanë kuptim vetëm nëse shkarkohet ministrja Rozeta Hajdari. Ajo ka reaguar pasi dy zyrtarë të MINT-it dhe biznesmeni Ridvan Muharremi janë arrestuar.

“Shoqërimi në polici i Hafizit e Irfanit dhe bastisja e pronave të Ridvan Muharremit për “Aferën Gruri&Vaji” në MINT, kanë kuptim vetëm nëse shkarkohet edhe Rozeta Hajdari. Nuk mund t’i iket përgjegjësisë politike në një skandal të madh si ky. Rozeta, si udhëheqëse e këtij dikasteri, është fillimi dhe fundi i problemit. Kryeministër, fjala është për ty”, ka shkruar ajo.

Drejtori i Divizionit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Irfan Lipovica, janë arrestuar gjatë një aksioni në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe Ridvan Muharremin në restorantin e tij “Bukë e Zemër”, pas bastisjes që ka filluar në mëngjes.

Exit mobile version