136 pacientë po trajtohen nga COVID-19 në kuadër të klinikave klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.
Sipas një njoftimi të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, 92 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse nëntë pacientë në Mjekim Intensiv.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 52 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, tetë pacientë
Klinika e Pediatrisë, katër pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, pesë pacientë
Spitali i Prizrenit, 13 pacientë
Spitali i Gjilanit, 13 pacientë
Spitali i Pejës, 10 pacientë
Spitali i Gjakovës, 11 pacientë
Spitalit Mitrovicës, pesë pacientë
Spitali i Ferizajt, 12 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, dy pacientë