Çmimet e pesëmbëdhjetë makinave elektrike më të njohura në Gjermani u rritën 14.5 për qind në gusht 2022 krahasuar me një vit më parë.
Rritja mesatare e çmimit të makinave elektrike është 5.385 euro. Ky është rezultati i një studimi të tregut nga Qendra për Kërkime të Veturave (CAR) të publikuar nga Handelsblatt.
Tesla Model 3 është rritur në çmim me 7.000 euro, versioni bazë tani kushton 49.900 euro. Ford ka rritur çmimin bazë të Ford Mustang Mach-E me 9.000 euro në 56.500 euro. Audi dhe Porsche gjithashtu rritën çmimet.
Ekspertët parashikojnë se çmimet e makinave elektrike do të vazhdojnë të rriten, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të lëndëve të para të nevojshme për prodhimin e baterive.
Rregullorja e re e qeverisë gjermane, e cila përfshin edhe kufizimin e stimujve për elektromobilitetin, vetëm sa shton shqetësimin për të ardhmen e elektromobilitetit. Përkatësisht, askush nuk do të paguajë 35.000 euro për një makinë të vogël me bateri si Renault Zoe.
Nga viti 2016 deri në vitin 2021, shteti ka shpenzuar rreth 4.6 miliardë euro për promovimin e elektromobilitetit.