Çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës nga pompat e derivateve në Kosovë është 1.73 euro për litër. Ndërkaq për benzinë është 1.40 euro, kurse çmimi maksimal i lejuar për shitjen e gazit është 0.72 euro. Kështu ka njoftuar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Sipas njoftimit, çmimet e lartcekura vlejnë për datën 28 tetor 2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.