UBT News

​Çka janë aftësitë hulumtuese dhe si t’i zhvilloni ato?

Punëdhënësit i vlerësojnë aftësitë e hulumtimit, sepse e ndihmojnë kompaninë të zhvillojnë produkte dhe shërbime të reja, t’i identifikojnë nevojat dhe dëshirat e konsumatorëve si dhe të qëndrojnë në hap me ndryshimet e industrisë dhe të mos përjashtohen nga gara e konkurrentëve.

Çka janë shkathtësitë hulumtuese?

Shkathtësitë hulumtuese janë aftësitë dhe mundësitë të gjeni përgjigje për pyetje të ndryshme ose të arrini të gjeni zgjidhje për problemet. Ata që e kanë këtë aftësi janë në gjendje të shikojnë informacione, t’i analizojnë si dhe t’i interpretojnë ato në një mënyrë që çon te zgjidhja.

Duke qenë një shkathtësi shumë e kërkuar nga kompanitë, kjo ju ndihmon shumë të arrini në karrierë.

Cilat janë aftësitë e hulumtimit?

Kërkimi i informacioneve

Të gjithë hulumtuesit janë në kërkim të të dhënave, të cilat mund t’i analizojnë në mënyrë që t’i përdorin ato për ta gjetur zgjidhjen.

Vëmendje ndaj detajeve

Detyrat e punës tuaj mund të kërkojnë po ashtu të tregoni vëmendje ndaj informacioneve që klientët i japin, kështu që mund të bëni shitje ose t’ua zgjidhni klientëve ndonjë çështje.

Shënimet

Të dini si të merrni shënime të mira ju ndihmon në një gamë të gjërë momentesh gjatë karrierës. Do t’ju duhet të merrni shënime efikase gjatë takimeve dhe trajnimeve, e sidomos gjatë intervistave nëse jeni intervistuesi.

Menaxhimi i kohës

Aftësia e menaxhimit të kohës përfshin vendosjen e qëllimeve, planifikimin, organizimin, delegimin dhe detyrat e rëndësishme. Nëse e keni këtë aftësi atëherë do t’i arrini gjithmonë afatet e vendosura, t’i arrini qëllimet si dhe të avanconi në karrierë.

Si ta zhvilloni shkathtësinë e hulumtimit?

Bëni një skicë

Gjëja e parë që duhet të bëni përpara se të hulumtoni diçka, është të krijoni një skicë. Kjo do të thotë të bëni pyetje për ato gjëra që po ju duhen. Përmes tyre do të dini si dhe cilat burime t’i vizitoni.

Njihni burimet tuaja

Interneti ka bërë që të merrni infomacione më të shpejta, por jo githçka aty është e besueshme. Është shumë e rëndësishme t’i gjeni dhe t’i njihni burimet që janë të sakta dhe të besueshme. Për ta shmangur grackën e burimeve të pasakta, duhet të jeni në gjendje që t’i verifikoni të njëjtat informacione në burime të ndryshme.

Përdorni teknika të avancuara të hulumtimit

Kur e përdorni internetin për kërkime, shumica e motorëve të kërkimit ju lejojnë të ndiqni preferenca më të avancuara gjatë kërkimit tuaj.

Praktikoni

Mënyra më e mirë për ta zhvilluar këtë shkathtësi është praktika. Si ta bëni këtë? Duke krijuar projekte të vogla të hulumtimit. Shembull, nëse jeni duke planifikuar t’i shfrytëzoni pushimet, mund të hulumtoni për ta planifikuar atë, që prej transportit deri te hoteli dhe aktivitete të tjera. /Akademi Pune

Exit mobile version