Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Alekasandar Vuçiq, nesër në Paris.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, përmes një postimi në Twitter. Stano ka thënë se BE-ja vazhdon përpjekjet për të ndihmuar në uljen e tensioneve dhe lehtësimin e përparuar të dialogut Kosovë-Serbi.