UBT News

​Borrell kërkon sërish zbatimin e tërësishëm të të gjitha marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell, ka kërkuar sërish zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura mes Kosovës dhe Serbisë, përfshirë edhe Asociacionin e Komunave Serbe.

Pas takimit mes delegacionit kosovar dhe BE-së në Bruksel për MSA-në, Borrell tha se status-quoja në dialog nuk është e dobishme për asnjërën palë.

“Besoj që është qenësore për Kosovën që të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, që i bie zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme, pa ndonjë angazhim selektiv. Kosova dhe Serbia kanë shumë punë për të bërë, pasi status-quoja nuk është dobishme dhe qëndrueshme për asnjë palë”, tha ai.

Ai porositi ekzekutivin kosovar që të fokusohen në luftimin e korrupsionit, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik.

“Ka qenë mundësi e mirë për tu fokusuar tek agjenda bilaterale BE-Kosovë. MSA-ja mbete themeli apo qendra e këtij bashkëpunimi. Është udhëzuesi i juaj drejtë shtegut evropian dhe krijon mundësi të shumta”, shtoi ai.

Exit mobile version