UBT News

​Bogujevci: Kemi mbështetje për anëtarësim në Këshill të Evropës

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci ka folur para deputetëve lidhur me paraqitjen e saj në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Duke e përmendur procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill, ajo ka thënë se ekziston një energji pozitive dhe përkrahje në këtë drejtim. Për këtë ajo ka thënë se vendi është në rrugën e duhur.

“Ky është vetëm fillimi, ne jemi në proces të anëtarësimit të Këshillit të Evropës, është një energji shumë pozitive, kemi shumë përkrahje, por njëjtën kohë kemi edhe shumë punë për të bërë që të arrijmë deri në pikën finale. E di që është punuar shumë edhe nga deputetë të tjerë me grupet e miqësisë, në këtë drejtim, komisionet përkatëse është trajtuar çështja dhe rëndësia e anëtarësimit tonë në Këshillin e Evropës, ngadalë veçse po i afrohemi, jemi në rrugën e drejtë, në rrugën e duhur, për të krijuar kushte të tjera më të mira për qytetarët tanë, siç është gjykata për të Drejtat e njeriut dhe mekanizma të tjera që janë në kuadër të Këshillit të Evropës”, tha ajo.

Ajo ka falënderuar delegacionin e Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe sipas saj, arritjet po shënohen falë punës së përbashkët.

Exit mobile version