Kreu i diplomacisë amerikane, Antony Blinken deklaroi se zgjidhja më e mirë për krizën ukrainase është diplomacia dhe se pret bisedime për këtë me Francën, Gjermaninë dhe Britaninë në ditët në vijim.
“Siç e dini, ne jemi të angazhuar në një rrugë të dyfishtë – nga njëra anë, ne po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje diplomatike që është më e mira dhe më e përgjegjshme, por nga ana tjetër po punojmë për të penguar Rusinë nga agresioni”, tha Blinken para vizitës në Australi.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili u takua me presidentët e Rusisë dhe Ukrainës, Vladimir Putin dhe Vladimir Zelensky, tha se zgjidhja e krizës mund të zgjasë muaj.
“Nuk duhet të nënvlerësojmë tensionin në të cilin ndodhemi, i cili është i paprecedentë. Nuk besoj se kriza mund të zgjidhet me një diskutim disa orësh”, tha Macron.
Macron raportoi se Zelensky dhe Putin u zotuan të respektojnë marrëveshjet e Minskut dhe 2014 nga Minsku, të cilat ishin një përgjigje ndaj aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe që synonin t’i jepnin fund konfliktit në Ukrainën lindore, ku më shumë se 14 mijë njerëz kanë vdekur deri më tani.