UBT News

​Bislimi thotë se Serbia po tenton të sabotojë dhe minojë procesin e dialogut

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se Serbia po tenton të sabotojë dhe minojë procesin e dialogut.

Bisilimi duke raportuar në Komisionin për Integrim Evropian, bëri të ditur se ka dështuar aranzhimi për takim Kurti-Vuçiq në Bruksel. Sipas tij, Vuçiq, ka dhënë arsye jo relevante për të mos u takuar me kryeministrin Kurti gjatë kësaj jave. Madje, sipas tij, takimi me homologun e tij serb, Petkoviq dështoi edhe javën e kaluar.

Duke folur për marrëveshjen për energjinë në veri, Bislimi tha se ka vonesa të qëllimshme për zbatim të udhërrëfyesit nga Elektroserveri. Para deputetëve, Bislimi u shpreh optimist edhe për liberalizimin e vizave.

“Është punuar bukur shumë me dëmtu procesin e liberalizimit të vizave. Mirëpo jam optimist se relativisht optimist se regjimi i vizave do të largohet shpejt”, tha ai.

Exit mobile version