UBT News

​Bislimi raporton në Komisionin për Punë të Jashtme

Zëvendëskryeministër i parë për integrim evropian, zhvillim dhe dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi është ftuar nga Komisioni parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë për të raportuar lidhur me dialogun me Serbinë.

Më 13 maj ishte raundi i fundit i takimeve mes Prishtinës dhe Beogradit në të cilën Bislimi mori pjesë dhe ku dështoi të arrihet ndonjë marrëveshje, qoftë edhe për çështjen e targave.

Opozita ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se nuk është duke raportuar në lidhje me dialogun me Serbinë në Kuvendin e Kosovës duke kërkuar më shumë transparencë.

Raportimi i Bislimit është paraparë të mbahet në ora 14:00 në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Exit mobile version