Në një seancë solemne e cila ka filluar sot në ambientet e Komunës në veri të Mitrovicës, ka dhënë betimin kryetari i ri i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq.
E veçanta e kësaj është flamuri shtetëror, i cili është vendosur për herë të parë në këtë objekt.
Gjithçka po kalon qetësisht dhe pa incidente, ndërsa përreth objektit të Komunës ka prezencë të shtuar e forcave të sigurisë.
Seancën solemne të Kuvendit Komunal i cili përbehet prej 14 këshilltarëve, prej të cilëve vetëm njëri është serb, e udhëhoqi kryesuesi i këtij Kuvendi, Nexhat Uglanin, i cili kryetarit të ri dhe gjithë këshilltarëve iu uroi sukses në punën e tyre.