12 kadetë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë betuar para kapitenit të Qendrës për Studime Universitare për të filluar studimet katërvjeçare në ketë qendër.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka kërkuar nga ta që të arrijnë zhvillimin e duhur fizik e intelektual por edhe të mos harrojnë te kaluarën e lavdishme të popullit shqiptar.
“Heronjtë janë ata që do t’i kemi në çdo hap qe do të ecim përpara, pa ta nuk do të kishim te kaluarën e lavdishme e as të ardhmen e ndritur. Që nga Gjergj Kastrioti – Skënderbeu e deri të komandanti legjendar Adem Jashari populli ynë nuk pranoi asnjëherë nënshtrimin, për liri jetojmë, për liri vdesim, pa liri nuk ekzistojmë. Liria është kryefjala e kombit tonë. Të dashur kadetë, nga ju pres të arrini zhvillimin e duhur ushtarak, fizik dhe moral, të bëheni udhëheqës me karakter të fortë”, ka thënë Mehaj.