UBT News

​Bërnabiq në Veri të Mitrovicës përcjell mesazhin e Vuçiqit: Do të jemi gjithmonë me popullin tonë në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq po qëndron për vizitë të Mitrovicë të Veriut. Këtu ajo tha se po përcjellë mesazhin e presidentit serb në mbështetje të serbëve në Kosovë.

Bërnabiq në takimin me përfaqësues të Listës Serbe tha se dërgon porosi për paqen, stabilitetin dhe tolerancën. Derisa shtoi se është e lumtur që më 31 korrik kanë arritur të ruajnë paqen dhe qetësinë.

“Sot dua t’ua përcjellë mesazhin e presidentit Vuçiq, se gjithmonë do të jemi me popullin tonë në Kosovë”, tha ajo.

Ndërsa drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq tha se prania e madhe e qytetarëve serbë në pritjen e Bërnabiq konfirmon emocionet e tyre për ardhjen e saj në veri të Kosovës.

“Populli serb në Kosovë me kënaqësi ka pritur ardhjen tuaj dhe mijëra njerëz të mbledhur këtu vetëm sa konfirmojnë emocionet e tyre për ardhjen tuaj sot në veri të Kosovës”, ka thënë ai.

Qytetarët serbë që kanë dalë ta presin kryeministren e Serbisë e cila po qëndron për një vizitë njëditore në Republikën e Kosovës, po mbajnë pankarta në duar me mbishkrimin “Serbët nga Kosova gjithmonë me shtetin dhe kryeministren e tyre”, “Ne kemi një kryeministre, Ana Bërnabiq” etj.

Exit mobile version