Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian ka pranuar certifikatat e vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë.
Në një njoftim për media thuhet se Sekretariati i EU digital Certificate i Komisionit Evropian ka konfirmuar pranueshmërinë –vendimin mbi ekuivalencën e certifikatës digjitale të vaksinës kundër COVID-19, e lëshuar nga Kosova në EU digital certificate, me qëllim lehtësimin e së drejtës së lëvizjes së lirë brenda shteteve të BE-së.
Pas publikimit në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian vendimi hyn në fuqi dhe certifikata digjitale e vaksinimit kundër COVID-19 e Kosovës do të jetë e lexueshme në pikat hyrëse dhe kontrolluese brenda shteteve të Bashkimit Evropian.