Komisionarja Evropiane për Shëndetësinë, Stella Kiriakides konfirmoi se Hungaria ka të drejtë të miratojë përdorimin e përkohshëm të një vaksine të paautorizuar në territorin e saj në raste urgjente, përkatësisht të aprovojë kryerjen e një prove klinike me vaksinën ruse.
“Kjo është një çështje e autoriteteve kombëtare dhe përgjegjësia për një përdorim të tillë bie mbi shtetet anëtare”, tha Kiriakides.
Kiriakides shton se prodhimi përfundimtar i vaksinës ruse në territorin e Hungarisë është “gjithashtu përgjegjësi e Hungarisë”.
Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetëve në lidhje me përdorimin dhe prodhimin e mundshëm të vaksinës ruse Sputnik V, e cila nuk është aprovuar për përdorim në BE, Kiriakides thekson se në BE vlerësimi i Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) është ende mënyra më e mirë për të garantuar sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës, një ilaç tjetër.
Më parë, KE tha se vaksina ruse nuk do të ishte pjesë e strategjisë së vaksinimit të BE-së. EMA shton se prodhuesi rus, Sputnik V kontaktoi ata dhe shprehën interes për të marrë leje për përdorimin e vaksinës në territorin e BE-së, por që ende nuk ka ndonjë kërkesë zyrtare.