Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian në Kosovë sot dërgoi 22 vëzhgues për të filluar vëzhgimin afatgjatë të zgjedhjeve komunale, të cilat do të mbahen më 17 tetor.
Me nisjen e vëzhguesve afatgjatë pranë selisë së EU EOM në Prishtinë, zëvendës shefi i misionit, Konrad Olszewski tha në një konferencë për media se sot po i përcjellin 11 ekipe vëzhgues afatgjatë, secili me nga dy anëtarë, të cilët do ta vlerësojnë fushatën dhe përgatitjet për zgjedhje në të gjitha komunat në të gjithë Kosovën.
“Vëzhguesit afatgjatë janë shumë të rëndësishëm që misioni të mund të arrijë një vlerësim të plotë dhe gjithëpërfshirës të procesit zgjedhor në përputhje me metodologjinë standarde të vëzhgimit të zgjedhjeve nga BE”, tha ai.
Vëzhguesit afatgjatë vijnë nga 19 shtete, gjysma e tyre janë gra.