Veprimtari Bardhyl Mahmuti ka njoftuar me kërkesë të avokatëve të Pjetër Shalës se ka pranuar të jetë dëshmitar i mbrojtjes në procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale.
Mahmuti ka shkruar në Facebook se sot do të udhëtojë për në Hagë për procedurat paraprake, ndërsa dëshmia e tij do të fillojë të mërkurën, më 20 shtator 2023.
“Ju njoftoj se gjatë qëndrimit tim në Hagë (deri më 23 shtator), do të shmang komunikimin me telefon ose nëpërmjet rrjeteve sociale”, ka shkruar ai.