Në vijim të bashkëpunimit me Kuvendin e Kosovës, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka pritur sot në Kryesinë e Kuvendit një delegacion të Komisionit për Legjislacionin të Kuvendit të Kosovës të kryesuar nga Adnan Rrustemi.
Gjatë takimit me delegacionin kosovar, Balla theksoi nevojën për bashkëpunim mes grupeve parlamentare, komisioneve si dhe në kuadër të procesit të integrimit evropian.
“Mungesa e liberalizimit të vizave me Kosovën, i cili prej vitesh tashmë është një premtim i pa mbajtur i Bashkimit Evropian, edhe pasi Kosova ka përmbushur kushtet, kërkon një adresim të shpejtë nga institucionet e BE-së”, deklaroi Balla./tch