UBT News

​Azemi thirrje kompanive: Bëni kujdes me punëtorët në këto ditë të nxehta

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi u ka bërë thirrje pronarëve të kompanive private që të kenë kujdes për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve në këto ditë që po mbizotërojnë temperaturat e larta në vend.

Kryetari Azemi në një komunikatë për media po ashtu ka kërkuar nga kompanitë ndërtimore që të ndryshojnë orarin e punës dhe t’iu përshtaten temperaturave.

Në njoftim thuhet po ashtu se çdo pakujdesi e kompanive, mund të kushtojë me jetë për punëtorët.

“Duke u nisur nga temperaturat e larta që po dominojnë nw vendin tonë tash e disa ditë, e të cilat do të vazhdojnë si duket edhe për një kohë, thërrasim pronarët e kompanive private që të kenë kujdes me shëndetin e punëtorëve, pasi që dihet se punimi ne objekte te larta me temperatura ekstreme te mëdha rrezikojnë drejt për së drejti punëtorët që punojnë në hapësirat e jashtme. Andaj ju thërrasim që mund edhe ta ndryshoni orarin e punës që t’u përshtateni temperaturave më të ulëta, sidomos para dhe pas ditës, çdo pakujdesi e juaja kushton me jetë , dhe këtu mendoi se s’duhet pasur pardon”, citohet në komunikatë Jusuf Azemi.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot temperaturat minimale do të sillen mes 13 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale mes 31 dhe 35 gradë Celsius.

Exit mobile version