Avokati i biznesmenit Ridvan Muharremi, Mahmut Halimi, ka thënë se ende nuk ka urdhër arrest për klientin e tij, i cili është arrestuar dhe është dërguar në Prokurori për dhënie të deklaratës.
Ai ka deklaruar se mbrëmë ka pasur rrjedhje të informacionit se sot do të ketë bastisje si rrjedhojë e publikimit të incizimeve për dyshime për keqpërdorime me rezervat shtetërore.
“Ende nuk ka urdhërarrest për klientin tim. Unë çka jam i shqetësuar është se nuk e di kah po vijnë informatat. Qysh mbrëmë në ora 23:15 disa persona kanë thënë se do të ketë bastisje. Kjo nuk guxon me ndodh në një shtet normal. Të gjitha informacionet tjera do t’ua japim me kohë. Nuk dua ta dëmtoj procesin e organit të Prokurimit, as klientin tim. Sapo ta jap ai deklaratën në Prokurori, do t’iu njoftoj. Policia i ka marrë ato çka mendojnë se mund të shërbejnë si prova në procedurë”, tha Halimi.