UBT News

​ATK: 75% e rasteve të denoncuara për evazion tatimor nga qytetarët kanë rezultuar me gjoba

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur në një komunikatë për media se 75 përqind e rasteve të denoncuara për evazion tatimor nga qytetarët kanë rezultuar me gjoba.

Përmes linjës pa pagës 0800 80 800 qytetarë/tatimpaguesit mund të raportojnë çdo ditë 24/7, ku çdo denoncuesi i garantohet konfidencialitet i plotë në rastin e raportimit. Deri më tani nga linja online ku thirrjet pranohen nga qendra e thirrjeve, ndërsa aktivitetet për veprime bëhen nga Divizioni për Standarde Profesionale, rreth 75% të denoncimeve kanë rezultuar me gjoba.

“Përveç linjës online mekanizëm tjetër që qytetarët e kanë në dispozicion është edhe kutia e vërejtjeve, si dhe përmes e-mailit është arritur që rreth 56% të bizneseve të gjobiten, varësisht rastit të raportuar”, thuhet po aty.

Së fundi është nxjerr në përdorim edhe aplikacioni elektronik https://apps.atk-ks.org/regemployer, i cili i mundëson punëtorëve që ta verifikojnë vetën nëse janë të regjistruar nga punëdhënësi. Po ashtu, kjo platformë u jep mundësinë qytetarëve të verifikojnë nëse janë punëtorë të formalizuar dhe në rast se konstatohen si të pa regjistruar, ta denoncojnë punëdhënësin e tyre.

“Për të gjitha rastet e raportuara përmes kësaj vegle është arritur që pas verifikimeve të bëra në teren të ndëshkohen bizneset për mos regjistrim, ku niveli i gjobave shkon deri në 15% të rasteve të denoncuara”, thuhet në komunikatë.

Denoncimi i rasteve nga ana e qytetarëve/tatimpaguesve për evazion fiskal aktualisht mund të bëhet përmes tre mekanizmave, të cilët janë në dispozicion në secilën pikë/zyrë të Administratës Tatimore të Kosovës.

Administrata Tatimore fton qytetarët që të vazhdojnë të jenë partner në luftimin dhe parandalimin e evazionit tatimor, duke i siguruar këta të fundit se për çdo rast të raportuar do të mbeten konfidencial. 

Exit mobile version