Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se refuzon të marrë pjesë në adresimin e Presidentes së Republikës së Kosovës.
Sipas një njoftimi të këtij grupi parlamentar, Presidentja Osmani ka dështuar t’i përmbushë obligimet e saj si presidente e vendit, për të përfaqësuar unitetin e popullit.
“Në shumicën e rasteve është në shërbim të kryeministrit, në funksion të agjendës së tij”, thuhet në njoftim.
Edhe grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në adresimin e Presidentes Osmani para deputetëve.