Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë, të hënën rreth orës 22, pasi dyshohet se u mundua ta korruptonte policinë.
Sipas policisë, i dyshuari i ka ofruar zyrtarit policor 20 euro me qëllim që t’ia mundësonte kalimin e kufirit. Rasti është inicuar si dhënie e ryshfetit.