UBT News

​Arrestohet profesori i dyshuar për pedofili në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar i dyshuari F.K., në kohëzgjatje prej 48 orëve.

I dyshuari F.K., dyshohet se ka kryer veprën penale “Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet” nga neni 231 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndaj të njëjtit Prokuroria Themelore në Prizren do të vazhdojë me procedura të mëtejme hetimore.

Exit mobile version